Qeni më i vogël në Britani, për shkak të përmasave nganjëherë përzihet me kavje

 86 total views,  1 views today

Një chihuahua ka marrë titullin jo zyrtar si qeni më i vogël në Britani të Madhe – pasi që pas matjeve doli se është më i vogël se qeni tjetër Daisy.

Bardo, chihuahua 20 mujore është vetëm 8 inç i gjatë dhe 2 inç i gjerë – që është edhe madhësia mesatare e një banane, dhe peshon vetëm 1.35kg.

John Mallon 61 vjeçar nga veriu i Londrës, është bashkëpronar i qenit së bashku me motrën e tij më të re Ann, dhe kjo dyshe e adhurojnë kafshën e tyre me dukje jo të zakontë, transmeton Telegrafi.

“Ai është aq i vogël sa që merr vëmendje kudo që shkon. Shumë njerëz mendojnë që ai është një kavje ose një mi, dhe jo një qen”, tha John për The Mirror.

John e mirëpriti këlyshin e bardhë chihahua në shtëpinë e tij në dhjetor të vitit 202,0 kur ai i kishte vetëm 9 muajsh.

“Ai ka qenë gjithmonë i vogël, dhe është rritur krejt pak”, deklaroi John.

“Të panjohurit vinin dhe thoshin se asnjëherë në jetën e tyre nuk kanë parë një qen më të vogël se ai”, shtoi tutje Mallon.

John gjatë muajit maj po e lexonte një artikull në internet për qenin më të vogël në Britani dhe menjëherë e kuptoi se Bardo është për gjysmë inçi më i vogël se Daisy, qenushja e cila kishte vetëm katër ditë jetë.