Qeveria britanike ka deportuar mbi 16.000 emigrantë në 6 muaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike njoftoi se ka deportuar 16.400 emigrantë të parregullt në gjashtë muaj, shifra më e lartë që nga viti 2018.

Pas marrjes së detyrës, kryeministri Keir Starmer hoqi planin e qeverisë konservatore për të dëbuar emigrantët në Ruandë dhe njoftoi krijimin e Komandës së Sigurisë Kufitare (BSC) për të luftuar emigracionin e paligjshëm, shkruan “Panorama”.

Përpjekjet janë përqendruar edhe në çmontimin e rrjeteve të kontrabandës që mbushin varkat me emigrantë në përpjekje për të mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar.

Qeveria po ashtu po përpiqet të identifikojnë emigrantët e paligjshëm që jetojnë në Britani për t’i deportuar.

“Mesazhi ynë për ata që duan të vijnë këtu në mënyrë të paligjshme është i qartë: Po i shpërdoroni paratë duke u besuar bandave të neveritshme dhe do të ktheheni mbrapsht”,- tha kryeministri Starmer.

Qeveria britanike po planifikon gjithashtu një regjim të ri sanksionesh kundër kryetrafikantëve që orientojnë çdo vit dhjetëra mijëra emigrantë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Në vitin 2024, më shumë se 36.800 migrantë të parregullt mbërritën në Britani, një shifër që përfaqëson një rritje prej rreth 25% krahasuar me një vit më parë, ndërsa dhjetëra njerëz vdiqën në Kanalin Anglez.

Share This Article