Revolta e shqiptarëve / Dita e dytë e protestës nën sloganin “Shprese dhe bashkim për tokat tona”

Share

Dje u shënua dita e dytë e protestës së qytetarëve që janë kundër ndërtimit të resortit 4 miliardë eurosh që është planifikuar të ndërtohet në Zvërnec, një çështje që ka nxitur debate të forta dhe reagime publike gjatë ditëve të fundit. 

Revolta e tyre erdhi pas pamjeve nga Zvërneci, ku gjatë një proteste të thirrur nga qytetarë e ambientalistë, një protestues u dhunua në mënyrë brutale nga disa roje të një kompanie sigurie private, i cili më pas u identifikuar, u arrestua dhe u la në arrest në burg.

Me pankarta të shumta në duar, qytetarët janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, për të marshuar më pas, ashtu siç kanë paralajmëruar, drejt kryeministrisë.Thirrjet për të mbrojtur pronën priten të vijojnë edhe sot.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit