Kryeministri Zoran Zaevi në debatin e djeshëm online me Këshillit Atlantik në temë “Maqedonia e Veriut në prag të Evropës” shfaqi shpresë se javën e ardhshme vendi do të marrë vaksina kundër Covid-19 nga “Pfizer”, ndërsa pastaj edhe nga prodhuesit e tjerë.
I pyetur rreth furnizimi të vaksinave kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, Zaevi theksoi se vendi mes të parëve është përfshirë në mekanizmin Kovaks për furnizim të vaksinave, por, siç theksoi gjithkund është problemi i njëjtë – nuk ka sasi të mjaftueshme të vaksinave dhe për këtë vonohet dërgesa.
“Shpresoj se javën e ardhshme do të kemi nga vaksinat e Pfizer, ndërsa më tej edhe nga vaksinat e tjera”, potencoi kryeministri.