Rrugës për Tiranë, Kurti ndalet për homazhe në 143-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

albnews
By
1 Min Read

Kryeministri Albin Kurti rrugës për Tiranë ku do të takohet me udhëheqësit e shteteve të rajonit, ka bërë nderime edhe në Prizren në përvjetorin e 143-të të Lidhjes së Prizrenit.

Lidhjen e Prizrenit, Kurti e ka quajtur kryengjarjen e kombit tonë.

“Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut. Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e pasur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, ka shkruar ai.

Lidhja e Prizrenit është mbajtur më 10 qershor 1878.

Share This Article