Sasi dhe cilësi e dobët, gruri i lë në baltë fermerët e Kukësit

albnews
By
1 Min Read

Shtiqni ka sipërfaqet më të mëdha me toka bujqësore në qarkun e Kukësit, ku kultivohen një sërë kulturash bujqësore.

 Janë pikërisht këto të fundit të vetmet mundësi për të ardhura ekonomike për banorët e zonës. Edhe pse thuajse të gjitha parcelat janë mbjellë me grurë dhe ka filluar korrja, fermerët janë të zhgënjyer si me produktivitetin ashtu edhe dhe cilësinë e grurit.

Me kosto të larta mbjelljeje dhe shërbimesh si dhe me kushtet atmosferike kundër, fermerët shprehen se nuk bëhet fjalë për fitim.

Fermerët e Shtiqnit kanë kultivuar në total 820 ha toke bujqësore me grurë, por afro 320 hektarë janë dëmtuar nga lagështia dhe temperaturat e pazakonta në muajt Maj-Qershor.

Share This Article