Serbët protestojnë sërish në Graçanicë, kërkojnë lirimin e Dragisha Milenkoviç

albnews
By
1 Min Read

Për të tretën ditë radhazi, serbët lokalë të Graçanicës kanë protestuar kundër arrestimit të Dragisha Milenkoviç, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte në Kosovë.

Protestuesit kanë kërkuar lirimin e Milenkoviç, për  të cilin autoritetet e Kosovës thonë se kanë siguruar prova se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur shërbente si gardian në burgun e Prishtinës, ka ushtruar torturë, dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të burgosurve shqiptarë. 

Ndaj Milenkoviç, gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e sigurisë një muaj arrest me burg.

Share This Article