Serbi/Dhjetëra mijëra njerëz mbajnë heshtje për viktimat e tragjedisë në Novi Sad

albnews
By
2 Min Read

Dhjetëra mijëra njerëz mbajtën 16 minuta heshtje sot në qytetin verior serb të Novi Sadit për të përkujtuar 16 viktimat e aksidentit në stacionin e trenit saktësisht, një vit më parë.

Turma mbushi jo vetëm sheshin e madh përpara stacionit, por edhe Bulevardin e Lirisë, 1 kilometër i gjatë.

Studentët dhe qytetarët vendosën lule dhe kurora përpara stacionit, tenda e të cilit u shemb më 1 nëntor të vitit të kaluar, duke shkaktuar 16 viktima.

Tragjedia shkaktoi lëvizjen protestuese më të fuqishme dhe më jetëgjatë në historinë e Serbisë.

Pjesëmarrësit e shohin pakujdesinë nën drejtimin e presidentit Aleksandar Vuçiç si shkakun e shembjes së ndërtesës së rinovuar të stacionit të trenit.

Gjetjet e ekspertëve gjithashtu treguan mangësi serioze në punimet e rinovimit.

Qytetarë nga e gjithë Serbia u mblodhën për të përkujtuar viktimat. Mijëra studentë udhëtuan drejt Novi Sadit më këmbë dhe me biçikleta nga të gjitha anët e vendit.

Marshuesit u pritën ngrohtësisht në fshatrat përgjatë rrugës drejt vendin të përkujtimit, ku iu dha ushqim, pije dhe një vend për të fjetur.

Qeveria e Vuçiç ndaloi trafikun hekurudhor midis kryeqytetit Beograd dhe Novi Sadit dje pasdite, duke pretenduar se kishte pasur një “kërcënim me bombë”.

Share This Article