Shkalla e papunësisë në Britani në 3,8 për qind në periudhën shkurt-prill

albnews
By
1 Min Read

Shkalla aktuale është 0,2 për qind më e ulët se në periudhën e mëparshme tremujore dhe 0,1 për qind më e ulët se niveli para pandemisë, theksohet në njoftimin e ONS-së

Shkalla e papunësisë në Britaninë ishte 3,8 për qind gjatë periudhës shkurt-prill të këtij viti, tregojnë vlerësimet e Zyrës për Statistika Nacionale (ONS) të publikuara sot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shkalla aktuale është 0,2 për qind më e ulët se në periudhën e mëparshme tremujore dhe 0,1 për qind më e ulët se niveli para pandemisë, theksohet në njoftimin e ONS-së.

Shkalla e punësimit vlerësohet në 75,6 për qind, që është 0,2 për qind më e lartë se në tremujorin e mëparshëm, por 0,9 për qind më e ulët se para pandemisë së koronavirusit në të njëjtën periudhë.

Sipas ONS-së, gjithsej 177.000 persona ishin të punësuar në Britaninë e Madhe midis shkurtit dhe prillit.

Share This Article