Studiuesit paralajmërojnë se kërkuesit e vaksinave duhet të marrin në konsideratë ndikimin e këtyre “mutacioneve akumuluese … për të shmangur kurthet e mundshme”.
Shkencëtarët në Kinë kanë zbuluar më shumë se 30 mutacione të koronavirusit të ri, për të cilin ata thonë se mund të shpjegojnë pjesërisht pse ka qenë më vdekjeprurës në pjesë të caktuara të botës.
Studiuesit nga Universiteti Zhejiang thanë se ata kishin “prova të drejtpërdrejta” se virusi “ka fituar mutacione të afta për të ndryshuar ndjeshëm patogjenitetin e tij”.
Studimi u shkrua nga një ekip, përfshirë profesorin Li Lanjuan, një nga shkencëtarët më të mirë të Kinës, i cili raportohet se ishte eksperti i parë që propozoi një bllokim në Wuhan – vendi i origjinës së Covid-19.
Mostrat u morën nga 11 pacientë të pranuar në spitalet në Hangzhou, 470 milje në lindje të Wuhan, midis 22 janarit dhe 4 shkurtit gjatë fazës së hershme të shpërthimit.
Duke përdorur “sekuencën ultra të thellë”, studiuesit identifikuan 33 mutacione të koronavirusit të ri – të njohur si SARS-CoV-2 – nga të cilët 19 prej tyre ishin të rinj.
Sipas gazetës South Morning China Post mutacionet më vdekjeprurëse te pacientët në studim janë gjetur në shumicën e pacientëve në Evropë, ndërsa llojet më të buta të Covid-19 janë llojet mbizotëruese që gjenden në një pjesë të Shteteve të Bashkuara, siç është shteti i Uashingtonit.
Sipas studimit, një mutacion i gjetur në pesë pacientë të përfshirë në hulumtim ishtë parë vetëm në Australi.
Studiuesit thanë se gjetjet tregojnë se “diversiteti i vërtetë i degëzimeve virale është akoma i nënvlerësuar në masën më të madhe”.
Ata paralajmëruan gjithashtu që kërkuesit e vaksinave duhet të marrin në konsideratë ndikimin e këtyre “mutacioneve akumuluese… për të shmangur kurthet e mundshme”.
Në studim, studiuesit vlerësuan ngarkesën virale – domethënë sasinë e virusit – në qelizat njerëzore pas një, dy, katër dhe tetë orëve, si dhe ditën tjetër edhe 48 orë më vonë.
Shkencëtarët zbuluan se llojet më agresive krijojnë ngarkesën virale deri në 270 herë më shumë sesa lloji më i fuqishëm.
Prof Li dhe kolegët e saj thanë se gjetjet e tyre treguan gjithashtu se një “ngarkesë më e lartë virale çon në një raport më të lartë të vdekjes së qelizave”.
Dhjetë nga 11 pacientët e përfshirë në studim – që përfshinin tetë meshkuj dhe tre femra të moshës midis katër muajsh dhe 71 vjeç – kishin “simptoma të moderuara ose më të këqija” të Covid-19.
Ata të gjithë janë shëruar nga virusi, sipas hulumtimit i cili është publikuar nga medRxiv. Përfundimet, të cilat nuk kanë kaluar peer-review, janë miratuar nga Universiteti Zhejiang.
Deri më tani sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili është duke ndjekur shpërthimin, ka pasur më shumë se 2.4 milion të infektuar me Covid-19 në të gjithë botën dhe më shumë se 170,000 vdekje. (Sky News)