Shpërthim në Turqi, dyshohet për sulm terrorist

albnews
By
1 Min Read

Ambulanca dhe njësite policore janë vendosur në Iskenderun të Turqisë pas një shpërthimi të madh që ka ndodhur të hënën në mbrëmje.

Kryetari i Hatayit, provincë ku gjendet Iskenderun, ka shkruar në Twitter se nuk ka viktima nga shpërthimi.

Ai tha se shpërthimi mori vend menjëherë pasi forcat e rendit neutralizuan një nga dy personat e dyshuar për terrorizëm, e të cilin e kishin ndjekur, raporton AA.

E dikur vonë në mbrëmjen e së hënës, ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu tha se dy terroristët të cilët ishin të përfshirë janë neutralizuar.

Share This Article