ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 10 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 10 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 11 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 11 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Si futeshin në grackë evropianët? SPAK mbyll hetimet për skemën e mashtrimit me Call Center në Shqipëri

albnews by albnews
16 June, 2023
in Show - Biz
0
Si futeshin në grackë evropianët? SPAK mbyll hetimet për skemën e mashtrimit me Call Center në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

SPAK dërgon për gjykim 13 persona të akuzuar për mashtrimin e mijëra qytetarëve gjermanë, francezë, italiane e të tjerë përmes investimit fals në bursë. Sipas SPAK, dëmi në total shkon në gati 7 mln euro. Dy të akuzuarit kryesorë të dosjes Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, që zotëronin call center në Shqipëri, nga ku bëheshin telefonatat dhe ftoheshin qytetarët të investonin.

Paratë që investoheshin nga qytetarët, me premtimin se do të shtoheshin, depozitoheshin në llogari bankare Bullgari, Lituani, Poloni e Qipro, ku më pas i nënshtroheshin të tjera transfertave të njëpasnjëshme, si edhe konvertimit në kriptovalutë për të humbur gjurmët.

RelatedPosts

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

SPAK i ka sekuestruar disa llogari bankare, mes të cilave 588 mijë euro në emër te Kasmit dhe 19.7 mln lekë në emër të Xhafajt. Në Kosovë Kasmit i është sekuestruar një llogari prej 1.5 mln euro, si edhe pasuri të patundshme në Shqipëri, apartamente, garazhe dhe sipërfaqe trualli.

Njoftimi i SPAK:

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.300 të vitit 2021 dhe në përfundim të hetimeve ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim me të pandehur shtetasit e mëposhtëm:

Erjon Kasmi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Xhulian Xhafa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Nga hetimi ka rezultuar se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar në datë 09.12.2021, procedimin penal nr. 300, për veprat penale “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar si vepër penale nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e kërkesës për ndihmë juridike e autoriteteve të Gjermanisë të drejtësisë, përkatësisht të Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg, dhe në zbatim të Vendimeve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është bërë kontrolli në ambientet e subjektit Bluenergycall shpk dhe subjekteve të lidhura me të.

Nga provat materiale të sekuestruara dhe nga aktet e fashikullit të procedimit penal nr.300 të vitit 2021 të kryera në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore gjermane, ka rezultuar se shtetasit gjermanë (dhe shtetas të tjerë të vendeve Europiane si Franca, Italia, Spanja, Greqia etj., të cilët janë në proces verifikimi nga jonë), pasi ftoheshin nga agjentët e subjektit Bluenergycall shpk, të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese.

Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj., të Europës dhe më gjerë, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Nga hetimi është provuar se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri.

Janë identifikuar dëme në platformën Brokerz 1.425.856,91 Euro. Në platformën Globalix janë identifikuar dëme, në vlerën totale 1.896.751,04 Euro.

Gjithashtu rezulton se përveç platformave Globalix dhe Brokerz, janë evidentuar mashtrime nga platformat Stoxmarket, Tradixa, Finazio dhe Forexpoint, për të dëmtuarit kallëzues në vlerën totale 3,749,826.31 Euro.

Është provuar se mashtrimet online janë kryer nëpërmjet dy adresa IP të përdorura për çdo AnyDesk 80.78.71.114 (statike) dhe 79.106.168.26 (statike) të kompanisë ofruese të internetit ALBtelecom Albania, të cilat janë përdorur nga subjekti Bluenergycall shpk në Shqipëri.

Gjatë kontrollit të kryer në datë 16.03.2022, janë ekstraktuar të dhënat elektronike live dhe janë analizuar nga Autoritetet Gjermane të Drejtësisë dhe konkretisht të Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg për krimet kibernetike.

Në ambjentet ndihmëse të kontrolluara janë zyrat e kompanisë Bluenergycall shpk, Cleartech shpk dhe Claudnetshpk, që rezultojnë kidhur me të pandehruit Erjon Kasmi dhe Xhulian Xhafa, janë gjetur dokumente shkresore të Erjon Kasmi, personale dhe të aktivitetit të tij në këto shoqëri, si dhe për kompani të tjera në Kosovë dhe Shqipëri, kryesisht në “Zyrën e Financës”.

Janë gjetur dokumente të shkruara me dorë me shënime të Platformave Globalix, Brokerz, Tradixa, Finazio, regjistrime të bëra nga viktimat si dhe vula për kompani të ndryshme. Provat elektronike janë gjendur në kompjutera, hard diskë, programe të gjetura hapur gmail, serverat e vëna në dispozicion dhe të aksesuara nga Xhulian Xhafa.

Nga këqyrja e të dhënave të analizuara nga Autoritetet Gjyqësore Gjermane rezulton se janë gjendur lista të mbajtura nga drejtuesit dhe punonjësit e Bluenergycall shpk, ku janë evidentuar depozitat e kryera nga viktimat, nga vende të ndryshme, ndër të tjera dhe nga Gjermania.

Nga këto viktima që kanë kryer depozitat, për të cilat janë shënuar datat e kryerjes së tyre, agjentët që kanë patur në kontroll këto depozita, vlerat e shumave të depozitave, bankën ose kompaninë ku është bërë depozita, platforma ku ka kryer depozitën viktima, janë gjendur dhe shënimet për viktimat gjermane që janë dhe kallzuesit e dëmtuar, dërguar nga Autoritetet Gjyqësore Gjermane.

Gjatë hetimit janë evidentuar dhe pasuri të cilat janë dukshëm të pajustifikuara nga të ardhurat e të pandehurve Eron Kasmi dhe Xhuljan Xhafa si të punësuar. Konkretisht lidhur me të pandehurin Erjon Kasmi janë sekuestruar llogaritë në shumën totale 588.233 (pesëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e dyqind e tridhjetë e tre) euro dhe 19.786.762(nëntëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy) lekë.

Gjithashtu lidhur me procedimin penal nr.300 te vitit 2021, janë identifikuar dhe sekuestruar 19 pasuri të paluajtshme prej të cilave 9 apartamente, 3 garazhe, 1 ndërtesë, 4 pasuri pemëtore me sipërfaqe totale 3100 m2, si dhe 1 Truall me sipërfaqe 2750 m2 me një ndërtesë 750 m2.

Gjithashtu në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale e Republikës së Kosovës shtetasit Erjon Kasmi i janë identifikuar dhe sekuestruar në vlerën prej 1,546,753.93 Euro, të cilat dyshohet se janë mjete të përfituara nga kryerja e veprave penale të mashtrimit të cilat mund të pastroheshin në drejtim të Kosovës.

Nga hetimi rezulton se në këtë aktivitet të kundërligjshëm janë të përfshirë edhe persona të tjerë Shqiptarë dhe të huaj, për të cilët vazhdojnë hetimet në kuadër të procedimit penal të ndarë Nr.300/1 të vitit 2021, për të njëjtat vepra penale.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result