ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 10 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 10 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 10 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 11 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 11 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Silvinjo do të rikthejë një sulmues në shtator, ja strategjia për Çekinë e Poloninë

albnews by albnews
16 August, 2023
in Show - Biz
0
Silvinjo do të rikthejë një sulmues në shtator, ja strategjia për Çekinë e Poloninë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bekim Balaj apo Xhakomo Vrioni? Gazeta mëson se dy sulmuesit shtatlartë janë në planet e Silvinjos për ndeshjet e muajit shtator, por vetëm njëri prej tyre do të grumbullohet. Duke rinisur nga puna dhe duke u përgatitur për ndeshjet kundër Republikës Çeke dhe Polonisë, trajneri i Kombëtares kërkon ndihmën e një sulmuesi shtatlartë, i cili do t’i vijë në ndihmë ekipit në luftën në ajër dhe të jetë alternativë e Sokol Cikalleshit.

Duke e llogaritur që dy përballjet e radhës kundërshtarët kanë një lojë fizike dhe të fortë në ajër, Silvinjo ka menduar për një pykë që të luajë “spondin” me lojtarët e krahut si Uzuni apo Asani, por edhe me mesfushorët që do ta mbështesin nga mbrapa. Me këto tipare, dy janë alternativat për një vend që do t’i rezervohet grumbullimit të shtatorit.

RelatedPosts

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Bekim Balaj- Sulmuesi i Vllaznisë ka një eksperiencë të gjatë në ekipin kombëtar dhe mjaft mirë mund të vihet nën urdhrat e Silvinjos për herë të parë dhe me një mision të përbashkët. Përballja me një kundërshtar fizik dhe të fortë në lojën në ajër. Balaj di ta bëjë shumë mirë këtë dhe kur bëhet fjalë për dy ndeshje, mund të jetë një strategji e mirëmenduar nga braziliani i stolit. 32- vjeçari është në pragnisje të kampionatit dhe në formë të mirë fizike.

Xhakomo Vrioni- Gazeta mëson se deri tani shanset mes Bekim Balajt dhe Xhakomo Vrionit janë të barabarta. Ky i fundit është duke u aktivizuar në SHBA me skuadrën e Nju Inglandit ku ka luajtur 24 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola mes kampionatit dhe Kupës. Për herë të fundit me ekipin kombëtar, sulmuesi u grumbullua në miqësoret e qershorit të kaluar, ndërkohë mbetet për t’u parë se cila do të jetë zgjedhja e Silvinjos për dy ndeshjet e rëndësishme të muajit shtator.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result