Skandal në qendrat e kujdesit për fëmijët në Britani, zbulohen mbi 100 raste dhune

 181 total views,  2 views today

Një hulumtim i BBC zbuloi se qendrat e kujdesit për fëmijët në Britani, ushtrojnë dhunë mbi të miturit.

Prej tre vitesh fëmijët duket se kanë jetuar në kushte dhune, derisa në maj të vitit 2021, rregullatori i vlerësimit Ofsted vendosi një bllokim të përhershëm në qendrat në fjalë.

Sipas të dhënave të zbuluara më shumë se 100 ankesa janë bërë në shtëpitë e kujdesit Doncaster, në veri të Anglisë dhe në jug të Yorkshire. Grupi Hesley, i cili menaxhonte shtëpitë, dhe Ofsted, i cili ishte lajmëruar për të paktën 40 incidente, kërkuan falje.

Më shumë se 100 fëmijë, të cilët ndodheshin në shtëpi, vlerësohet se kanë pësuar lëndime të rënda. Një grup ekspertësh konfirmojnë për BBC se ka pasur “abuzime sistematike dhe të vazhdueshme”.

Sipas hetimit, fëmijët, u mbyllën në banjë gjatë natës, u lanë me rroba të ndotura, u goditën me grushte dhe nuk iu dhanë mjekime për ditë të tëra.

Nëna e një vajze autike që e cila ka vështirësi të rënda në të mësuar dhe epilepsi, tha se vajza e saj ishte tërhequr zvarrë nëpër dyshemenë e një shtëpie.

Policia e South Yorkshire, e cila po merr në pyetje stafin në Hesley për abuzime të mundshme, u informua nga punëtorët tre vjet para mbylljes. Në të njëjtën kohë, llogaritë e Hesley -t regjistruan një fitim prej 12 milionë funtesh.

Abuzimi ndaj fëmijëve është skandali më i madh që nga Winterbourne View, një shtëpi kujdesi për të moshuarit pranë Bristolit që u ekspozua nga BBC Panorama në 2011.