Vijon protesta e studentëve në Shkup. Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur para Urës së Gurit në Shkup për të kërkuar të drejtën që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe.
Slogani i protestës është “Bashkohuni me studentët – të gjithë njëzëri”, duke theksuar nevojën për respektimin e të drejtave gjuhësore në provimet e jurisrudencës.Protesta është organizuar pas refuzimit të kërkesës së studentëve nga ministri aktual i Drejtësisë, Igor Filkov, dhe përbën protestën e dytë të studentëve shqiptarë gjatë këtij viti.Që nga dita e diel, 17 maj, protesta ka marrë mbështetje nga figura të njohura publike, ndër ta Ramush Haradinaj, këngëtarja Shkurte Fejza, ambasadori i Shqipërisë në Shkup, si dhe përfaqësues të PDK-së.
Një protestë e ngjashme ishte mbajtur edhe më 6 prill 2026 në Shkup, ku mijëra studentë dhe qytetarë shqiptarë kishin kërkuar respektimin e së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në procedurat ligjore. Pas kësaj proteste, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se qeveria ishte duke punuar për një zgjidhje dhe se së shpejti do të paraqitej një propozim konkret.


