Sipas hulumtimit të kompanisë britanike Public First, prindërit nuk mendojnë më se fëmijët e tyre duhet të shkojnë në shkollë çdo ditë.
Kompania thekson se gjatë pandemisë së COVID-19, ka pasur ndryshime sizmike në pikëpamjet e prindërve për vijimin e rregullt të mësimit, transmeton Telegrafi.
Në Britani çdo herë e më shumë fëmijët po heqin dorë nga mësimi. Për shembull, në muajt e pranverës të këtij viti, gjatë një dite shkollore, rreth 24.700 fëmijë nuk shkuan në shkollë për të ndjekur orët e mësimit.
Para pandemisë, shumica e prindërve besonin se shkuajra çdo në shkollë, ishte element themelor i prindërimit të mirë.
“Pas COVID-19, prindërit nuk mendojnë më në atë mënyrë. Në vend të kësaj, ata e shohin ndjekjen e mësimit si një nga opsionet, në drejtim të një qasje më holistike ndaj përditshmërisë”, u tha ndër tjera në raporton, shkruan Sky News.
Një numër i konsiderueshëm i prindërve i çojnë fëmijët në pushime gjatë gjysmë vjetorit, dhe “ekskursione” të tilla konsiderohen të pranueshme nga ana sociale.
“Para pandemisë kam qenë e fokusuar në atë që fëmijët t’i regjistrojë në shkollë. Shkuarja në shkollë ka qenë gjë e madhe. Shkollimi ka qenë kryesorja. Pas COVID-19, nuk do t’ju gënjejë, më nuk është aq e rëndësishme nëse fëmijët duan çdo ditë të shkojnë në shkollë. Jeta është shumë e shkurtër”, tha nëna e dy fëmijëve, nxënës të shkollës fillore në Mançester.
E një nënë e 15-vjeçarit nga Bristoli, tha se zakonisht shkonin për skijim në kohën e pushimeve të shkollës në shkurt, por se tani po mendojnë të shkojnë në janar, kur aranzhimet janë më të lira.
“Pas pandemisë disa prindër nuk e konsiderojnë kyç shkuarjen në shkollë në çdo ditë pune”, shtoi ajo.