Katër persona, mes tyre një zyrtar i zgjedhur vendor, u vranë të dielën në Cucuta, në verilindje të Kolumbisë, njoftoi policia lokale.
Sipas autoriteteve, rreth orës 02:00 të mëngjesit, dy persona të armatosur që lëviznin me motoçikletë hapën zjarr ndaj një grupi njerëzish që ndodheshin në një lokal, duke konsumuar pije. Sulmi la katër viktima në vend.
“Fatkeqësisht, konfirmojmë vdekjen e katër personave,” deklaroi zëvendësshefi i policisë, Ricardo Conte.
Ngjarja vjen në një kohë kur Kolumbia po përballet me një përkeqësim të situatës së sigurisë, të cilën autoritetet e konsiderojnë më të rëndën në një dekadë. Dhuna lidhet kryesisht me aktivitetin e grupeve të armatosura, guerilëve dhe organizatave kriminale të përfshira në trafikun e drogës.
Sipas Instituti për Zhvillim dhe Studime të Paqes, që nga fillimi i vitit janë vrarë të paktën 53 liderë socialë dhe zyrtarë vendorë në vend.
Përshkallëzimi i dhunës ndodh ndërsa vendi përgatitet për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale më 31 maj, në një klimë të tensionuar pas më shumë se gjashtë dekadash konflikti të brendshëm.

