Gazetarët në Shqipëri kanë zhvilluar një protestë simbolike gjatë mëngjesit të sotëm përpara hyrjes së Parlamentit.
Kjo protestë vjen një ditë përpara Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, lidhur me sulmet ndaj tyre dhe ndaj mediave.
Sulmet ndaj mediave kanë qenë kryesisht politike, por nuk kanë munguar edhe shantazhet apo kërcënimet nga krimi i organizuar dhe eksponentë të tjerë.
Xama ka theksuar se shenjat e para që gazetaria të rikthehet në shina është të hiqen kasetat e gatshme, edhe të kthejnë përgjigje kërkesave për koment që i bëjnë gazetaret institucioneve publike.
Dua ta solidarizohem me të gjithë kolegët e mi pasi sot të bëhesh gazetaria në Shqipëri është shumë e vështirë. I bëj thirrje të gjithë politikanëve në vend që të jenë më tolerantë ndaj medias dhe të respektojnë lirin që e saj. Shenjat se si respektohet liria nuk vijnë me konferenca për shtyp apo duke tentuar me botime që të marrin afër tyre organizata që janë në mbrojtje të gazetarëve.
Shenjat e para janë që të hiqen kasetat e gatshme, të kthejnë përgjigje kërkesave për koment që i bëjnë gazetaret institucioneve publike, fushtat deziformuese apo deri në sulme me arme dhe dhunime gazetarëve.
Ndërkohë deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, është shprehur se qëndron kategorikisht kundër çdo lloji dhune ndaj mediave.
“Jo vetëm politika, por askusht nuk duhet të kërcënojë gazetarët. Nuk bën përjashtim as politika, as biznesi dhe askush tjetër. Unë në parim jam i përcaktuar që askush nuk duhet të bëjë as kërcënime, as të ngrejë alibira në raport me gazetarinë.
Sigurisht që edhe gazetaria ka shumë për të parë, si çdo fushë tjetër, por në kuptimin etik askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë as me dhunën e fjalës dhe as me dhunë të ndonjë lloji tjetër”, tha Koçi.