Qeveria shqiptare pritet të plotësojë nevojat e tregut të punës duke sjellë qytetarë nga vende të tjera, por ekspertët e punësimit thonë se ky projekt nuk është zgjidhje për krizën.
Sipas tyre, një pjesë e punëtorëve emigrantë i shohin kontratat në Shqipëri si një mundësi për t’u larguar më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Rreth 40 mijë mendohet të jenë vende vakante ku ka mungesë të fuqisë punëtore. Nga ana tjetër kemi një shifër të lartë të të rinjve të papunë. E gjitha kjo ndodh për shkak të informalitetit, mungesa e kontratave të punës, pagat e ulëta dhe puna sezonale është ajo që i pengon të rinjtë shqiptarë të punojnë në Shqipëri dhe të drejtohen drejt vendeve fqinje.
“Duhet të mendojnë punësimin jashtë sezonit, kjo lloj praktike ndodh në Greqi. Vazhdon dhe i mban me pagë minimale dhe përtej sezonit”-theksoi Edison Hoxha.
Zëvendësimi i punonjësve shqiptarë me të huaj, nuk është në favor të industrive në Shqipëri. Kjo pasi edhe të huajt, nuk do qëndrojnë gjatë, duke qenë pjesë e tregut të informalizuar.
Edhe këta që vijën nga jashtë do punojnë një periudhë kohe dhe do ta shohin Shqipërinë si një trampolinë për vendet e BE, ashtu sikur ka ndodhur faktet kanë treguar se pasi ambientohen me tregun këtu kushtet dhe përsëri do kërkojnë të drejtat që i mungojnë dhe të punësuarve ne vendin tonë dhe do synojnë të largohen siç ndodh me shqiptarët.
Nga viti 2019-2022 kanë marrë leje qëndrimi për arsye pune në Shqipëri 10.752 të huaj. Nga bizneset në Shqipëri, këtyre punonjësve u ofrohet përveç pagën, akomodimi dhe në disa raste transporti drejt vendit të punës. Kostot të tilla janë shumë herë më të larta, krahasuar me pagën e një punonjësi shqiptarë.