Tërmet në Turqi me magnitudë 5.6 / Panik tek banorët

Share

Tërmet me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e sotëm rajonin e Malatya në lindje të Turqisë, sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.Epiqendra e tërmetit është regjistruar në zonën Batalgazi të Malatya-s, ndërsa lëkundjet kanë ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit. Tërmeti ka pasur një thellësi fokale prej 7.03 kilometrash, çka e bën atë relativisht të cekët dhe të ndjeshëm në sipërfaqe.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në provincat fqinje, përfshirë Kahramanmaraş dhe Diyarbakır, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe duke i nxjerrë shumë prej tyre në rrugë për disa minuta pas tërmetit.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit