Tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

albnews
By
1 Min Read

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar edhe tetë viktima nga Covid-19.

Kjo gjë u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Me shifrat e ditës së sotme, numri i personave që kanë humbur betejën me Covid-19 ka arritur në 488 raste të vdekjes.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.683 raste nga 48.232 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 488 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Share This Article