Tetë të vdekur nga zjarri në Paris

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tetë të vdekur dhe afro 30 të plagosur, mes të cilëve edhe 3 zjarrfikës, është bilanci i një zjarri të rënë në një ndërtesë banimi në periferinë jugperëndimore të Parisit.

Numri i viktimave mund të rritet, thonë zyrtarë të shërbimit zjarrfikës, pasi operacionet e shpëtimit janë ende në vijim e sipër në katet e sipërme të ndërtesës 8-katëshe.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin. Megjithatë, një femër është ndaluar nga policia si e dyshuar. Prokurori i Parisit, Remi Heitz tha se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht.

Flakët u përhapën në dy kate, natën mes së hënës dhe së martës, duke detyruar banorët të kalonin mbi çatitë më të afërta për të shpëtuar.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply