Thellohet skandali i ‘Pandora Papers’ në sport, futbollisti përfshihet në evazion fiskal

albnews
By
1 Min Read

“Pandora Papers” vazhdon të hapë dosje të reja ku janë përfshirë personazhe të botës së sportit.

Pas Pep Guardiolës dhe Karlo Ançelotit, tashmë është ish-mesfushori i Barcelonës dhe i Liverpulit, Javier Mascherano, që ka përfunduar në skandalin e radhës të fshehjes së parave.Image

“El Pais” ka raportuar se ish-kapiteni i Argjentinës ka përdorur dy kompani “offshore” në ishujt Virxhin për t’iu shmangur detyrimeve fiskale në Spanjë gjatë kohës kur ai luante për Barcelonën. Bëhet fjalë për periudhën 2013-2016 kur ai ishte ende pjesë e katalanasve dhe kujtojmë se asokohe ai ishte hetuar për evazion në shumën e 1.5 milionë eurove taksa të papaguara.

Share This Article