Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e së martës në Bollengo të Italisë. Një vajzë shqiptare 2-vjeçare, Elodi Kullafi, ka humbur jetën në spital, pasi u përplas aksidentalisht nga makina e të atit.Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi rreth orës 08:40, gjatë një manovre në oborrin e banesës. Babai i vogëlushes, i cili po drejtonte makinën dyshohet se nuk e ka vënë re që vajza kishte dalë nga banesa, duke i shpëtuar për pak çaste vëmendjes së nënës. Familja ishte duke u përgatitur për ta dërguar të miturën në çerdhe.
Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës, por kur ekipet mjekësore mbërritën në vendngjarje nuk gjetën askënd, pasi prindërit e kishin nisur vetë vajzën drejt spitalit.


