Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Cadimare-s në Itali.Një i ri shqiptar humbi jetën pasi u sëmur teksa po notonte në ujërat e Gjirit të Poetëve. Viktima është identifikuar si Ambler Xhoecuka, i cili do të festonte 23-vjetorin pas vetëm pak javësh.
Sipas mediave italiane, i riu kishte vendosur të notonte për herë të parë në këtë sezon turistik. Ai la rrobat pranë bregut dhe u hodh në det, por vetëm pak minuta më vonë pësoi një kolaps brenda në ujë.Autoritetet italiane bënë identifikimin e viktimës përmes dokumenteve personale dhe sendeve që ai kishte lënë në breg. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, dyshohet se i riu është ndjerë keq papritur për shkak të një mbingarkese fizike gjatë notit në ujërat ende të ftohta të gjirit italian.


