Pesë persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në SHBA, kur një autobus u përplas me gjashtë automjete në autostradën ndërshtetërore 95, në shtetin amerikan të Virxhinias, në orët e para të ditës së sotme.ngadalësohej për shkak të ndërtimit të rrugës, duke shkaktuar një aksident vdekjeprurës zinxhir.Siç raporton BBC, të paktën 34 persona u dërguan në spitale, tre prej të cilëve në gjendje kritike. Pesë të vdekurit ishin në automjetet e goditura nga autobusi.Policia tha se përplasja fatale ndodhi rreth orës 02:35, në Qarkun Stafford. Korsitë në drejtim të jugut u mbyllën për rreth shtatë orë, me trafikun që u devijua në rrugë alternative.
Zëdhënësi i Policisë Shtetërore të Virxhinias, Matthew Demline, i tha BBC-së se autostrada tani ishte rihapur për trafik.


