Trashësia e borës në Dardhë të Korçës mbi 20 cm

albnews
By
1 Min Read

Reshjet e borës në qarkun e Korçës kanë vijuar përgjatë gjithë natës, me intensitet të lartë në lartësitë mbi 1300 metër.

Aksi Korçë-Dardhë dhe Korçë-Voskopojë është i qarkullueshëm ndërkohë që të gjitha mjetet mund të lëvizin pa zinxhirë.

Edhe disa akse nacionale paraqiten pa probleme. Ai që ka pasur vështirësi në lëvizjen e mjeteve ka qenë aksi Korçë-Kolonjë, në Qafën e Qarrit, ku trashësia e borës ka qenë e konsiderueshme por është i kalueshëm.

Në Dardhë trashësia e borës është mbi 20 cm dhe reshjet po vazhdojnë edhe gjatë mëngjesit. Firmat e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë natës për të mbajtur hapur të gjitha akset nacionale/BW.

Share This Article