Ish-presidentët: Ilir Meta mund të negociojë për krizën politike

albnews
By
1 Min Read

Ish presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, mendojnë se për zgjidhjen e krizës poltike në vend për shkak të djegies nga opozita të mandateve, duhet të angazhohet kreu i shtetit. Moisiu dhe Meidani, kërkojnë ndërgjegjësim të klasës politike për reformat zhvilluese dhe integruese të vendit.

Alfred Moisiu: Duhet të ndërhyjnë. Është e drejtë e tij si do të vendosë, por klasa politike duhet të ndërgjegjësohet sepse kështu nuk mund të ecet më përpara.

Rexhep Meidani: Teorikisht po, praktikisht varet sa është zëri i fuqishëm brenda klasës politike.

Edhe pse e quan ekstreme vendimin për të  djegur mandatet,  Meidani, thotë se tashmë zgjidhjen e krizës poltike në dorë e ka mazhoranca.

Rexhep Meidani: Vendimmarrja kryesore është e asaj që qeveris. Nëse gjykon që mund të kalojë në zgjedhje të parakohshme vendimmarrjen e merr kjo klasë politike por në gjykimin tim të gjithë opsionet janë në tavolinë.

Deklaratat e ish presidentëve erdhën pas  konferencës së lidershipit ballkanik, e cila ne qendër të diskutimeve kishte adresimin e situatës aktuale në vend dhe  prezantimi i një vizioni  për zhvillim të qëndrueshëm.

Share This Article