Turqia faktor kyç në fitoren e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Azerbajxhanit iu nevojitën 43 ditë për ta marrë nën kontroll territorin përrreth Nagorno-Karabakut, që përbëhet nga shtatë distrikte malore, të cilat ishin pushtuar nga separatistët armenë që nga dështimet shkatërruese të azerëve në fushëbetejë në vitet e nëntëdhjeta.

Analistët thonë se janë tre faktorë që kanë ndikuar që Azerbajxhani të jetë kaq i suksesshëm në fushëbetejë kësaj radhe: teknologjia, taktika dhe ndihma e ofruar nga Turqia, shkruan Free Europe.

Alex Melikishvili, analist hulumtues në grupin “IHS Markit Coutry Ris”, thotë se ishte përkrahja e Turqisë për Azerbajxhanin që luftimet i bëri të ndryshme nga përleshjet e mëparshme.

Melikishvili thotë se prania e aeroplanëve luftarakë turk, F-16, në një bazë ajrore në Ganca, që është qyteti i dytë më i madh i Azerbajxhanit, ishte vërtetim i prekshëm që baraspesha gjeopolitike në Kaukazin Jugor ka ndërruar në favor të Azerbajxhanit.

Përderisa Azerbajxhani nuk e ka publikuar shifrën e të vrarëve gjatë luftimeve, ky shtet nuk e ka mbajtur të fshehtë faktin që ka përdorur dronë të teknologjisë së fundit nga Turqia dhe Izraeli për të kryer sulme ajrore.

Margarita Karamian, veterane armene e luftës së viteve 1992-1994 nga Hadruti, tha se ishte e tmerruar kur pa rreth 30 dronë të Azerbajxhanit që e nxinë qiellin në Nagorno-Karabak gjatë ofensivës së parë të azerëve.

E detyruar të pranonte se kjo ishte një luftë ndryshe në krahasim me atë të viteve të nëntëdhjeta, Maramian tha se forcat amerne, ku bëjnë pjesë edhe bashkëshorti dhe djali i saj, u detyruan që të kërkonin shpejt strehim nëntokësor për shkak të sulmeve nga dronët pa pilotë.

Armenët ishin thjesht të mbingarkuar nga superioriteti teknologjik i Azerbajxhanit në fushëbetejë, thotë Can Kasapoglu, drejtor i Programit Hulumtues për Siguri dhe Mbrojtje në Qendrën për Studime Ekonomike dhe Politika të Jashtme me bazë në Stamboll.

Sipas tij, forcave armene u kanë munguar sensorët e duhur dhe armatimi kundër dronëve për t’u mbrojtur nga fluturaket pa pilotë të Azerbajxhanit.

Share This Article