U kapën në Gjermani, kush janë dy të dënuarit që u ekstraduan në Shqipëri! Ja akuzat ndaj tyre

albnews
By
2 Min Read

Dy shqiptarë të dënuar për mashtrim janë lokalizuar dhe arrestuar në Gjermani. Pas vendosjes në pranga, dy shtetasit Ilir Nazaj dhe Kristaq Tota u ekstradaun në vendin tonë.

53-vjeçari Ilir Nazaj është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6.6 vite burgim, ndërsa Kristaq Tota, i dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Capital 2”.

Lokalizohen në Gjermani, si rezultat i sigurimit të informaconit të vendodhjes së tyre, nga DVP Tiranë, dhe ekstradohen drejt Shqipërisë, dy shtetas.

Të ekstraduarit të dënuar me 5 vjet, dhe 6 vjet e 6 muaj, për mashtrim.

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit nga Seksioni i Kërkimit i DVP Tiranë, për dy shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar që fshiheshin në Gjermani, ia kanë dërguar informacionet autoriteteve policore gjermane, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në bazë të këtyre informacioneve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Capital 2”, janë lokalizuar dhe ekstraduar në Shqipëri, shtetasit:

– Ilir Nazaj, 53 vjeç i dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, dhe Kristaq Tota, i dënuar me 5 vjet burgim, nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”.

Share This Article