U vra nga një sulm me dron, varrimi i nënkryetarit të Hamasit bëhet në Bejrut: Izraeli as nuk e konfirmon dhe as nuk e mohon përgjegjësinë

albnews
By
0 Min Read

Funerali i nënkryetarit të Hamasit, Saleh al-Arouri, është bërë në Bejrut.

Vrasja e Arourit në një sulm me dron të martën ka ngjallur frikën se lufta e Izraelit me Hamasin mund të çojë në një konflikt më të gjerë rajonal.

Izraeli nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar përgjegjësinë për vrasjen.

Vajtuesit që mbanin flamuj të Hamasit u mblodhën për t’iu bashkuar procesionit.

Share This Article