Ukrainë-BE, diskutime për të zhbllokuar portet për eksportin e grurit

albnews
By
1 Min Read

Ukraina dhe Bashkimi Europian kanë diskutuar për të marrë masa për të zhbllokuar portet me qëllim eksportin e grurit.

Shkak është bërë bllokimi i porteve të Ukrainës në Detin e Zi nga forcat ushtarake ruse. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se diskutoi me Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel për të parandaluar krizën globale ushqimore.

Rusia ka shkatërruar infrastrukturën e transportit dhe ka bllokuar Odesën, portin kryesor të Ukrainës për eksportet e grurit.

“Në portin e Odesa pashë magazinat plot me drithëra, grurë dhe misër gati për eksport”, tha Charles Michel.

“Ky ushqim i nevojshëm është bllokuar për shkak të luftës ruse dhe bllokadës së porteve në Detin e Zi duke shkaktuar pasoja dramatike për vendet. Kemi nevojë për një përgjigje globale”, shtoi Presidenti i KiE.

Përpara luftës, Ukraina eksportonte 4.5 milionë ton prodhime bujqësore në muaj; 12% të grurit në botë, 15% të misrit dhe 50% të vajit të lulediellit.

Share This Article