Urdhër-arresti për ish-sulmuesin e Juventusit

albnews
By
1 Min Read

Një urdhër-arresti është lëshuar për sulmuesin e LA Galaxy, Douglas Costa, pasi nuk ka paguar për mbështetjen e fëmijëve të tij.

Urdhri u lëshua nga Gjykata e Porte Alegre, në Brazil. Kjo do të thotë se Douglas Costa do të arrestohet nëse kthehet në atdheun e tij. Avokati i futbollistit, Sergio Queiroz, ka thënë se lojtari do të apelojë vendimin.

31-vjeçari ka kaluar 10 vite në Evropë, ku luajti dhe fitoi tituj kampion me Shakhtar Donetsk (Ukrainë), Bayern Munich (Gjermani) dhe Juventus (Itali).

Share This Article