Urimet më të përzemërta, Kiara dhe Luizi i morën nga Arbana dhe Edi!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndonëse prej kohësh është përfolur se mes moderatores Arbana Osmani dhe Luizit me Kiarën ka patur një krisje në raportin e tyre, me këtë veprim të fundit u vërtetua se në fakt nuk ka asnjë mosmarrëveshje.

Dyshimet nisën pas përfundimit të formatit të ‘Big Brother Vip’ ku Luizi e fshiu nga miqtë në ‘Instagram’ Arbanën, por sot kjo e fundit ka bërë urimet më të përzemërta për lajmin e ëmbël se këngëtari së shpejti do të bëhet babai i një vajze, me moderatoren Kiara Tito. Gjithashtu, nuk ka munguar as urimi i bashkëshortit të Arbanës, regjisorit, Eduart Girshaj.

Edhe nëse mes tyre ka patur mosmarrëveshje, duket se ‘hatërmbetjet’ janë lënë pas në këtë ditë të veçantë për çiftin.

Share This Article