Vala e të nxehtit përfshin Evropën, temperatura rekord në Britani e Francë

Share

Një valë e fortë të nxehti po përfshin një pjesë të madhe të Evropës Perëndimore, nga Britania e Madhe deri në Itali dhe Spanjë, duke sjellë temperatura rekord për muajin maj dhe pasoja të rënda në disa vende.Në Francë, autoritetet raportuan se të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, përfshirë disa raste mbytjesh, që dyshohet se lidhen drejtpërdrejt me kushtet ekstreme të të nxehtit. Njëkohësisht, shërbimi meteorologjik francez “Météo-France” konfirmoi se dita e djeshme ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në muajin maj në vend.

Edhe në Britaninë e Madhe u thyen rekorde historike, ku temperaturat arritën deri në 34.8°C në Kew Gardens, në Londër, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm të vitit 1944. Autoritetet paralajmëruan se këto temperatura janë të pazakonta edhe për verën dhe pritet që vala e të nxehtit të vijojë edhe për disa ditë.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit