Vucic do i përgjigjet ashpër Brukselit, eurodeputetët: Të ndalet procesi i pranimit të Serbisë në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Europian nuk mund të vazhdojë negociatat e pranimit me Serbinë, nëse ky shtet nuk respekton sanksionet kundër Rusisë.

Ky është kushti i kërkuar nga socialdemokratët, grupi I dytë më i madh në Parlamentin Europian, si kundërpërgjigje e Brukselit ndaj Beogradit, për të dënuar ujdinë e fundit me Moskën.

Por duket se as ky presion nuk po pengon afrimin e mëtejshëm të Serbisë me Rusinë, dy vende që u pajtuan në Nju Jork që të shtonin takimet konsultuese dhe bashkëpunimin në politikën e jashtme.

Presidenti, Aleksandër Vucic, në emër të Serbisë ka përgatitur një përgjigje të prerë dhe të ashpër ndaj administratës së Brukselit. Këtë e raporton “Novosti” që saktëson se përgjigja do të bëhet e ditur brenda 72 orëve.

Reagimi i tij do të përqendrohet kryesisht kundër qëndrimit të BE-së, të njoftuar nga zëdhënësi Peter Stano, me të cilin vihej në dyshim aspirata e Serbisë për t’ju bashkuar bllokut. Në fjalën e tij, Vucic pritet që të vazhdojë retorikën kundër Kosovës dhe krahasimin e asaj që po ndodh mes Ukrainës dhe Rusisë, me situatën mes Serbisë dhe Kosovës.

Share This Article