Riola Xhemaili ka shënuar një gol në fitoren e thellë të Zvicrës në përballjen kundër Moldavisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2023 në futboll.
Xhemaili shënoi golin e pestë në fitoren e thellë 6:0 ndaj Moldavisë.
Kjo ndeshje u zhvillua të martën dhe i takoi Grupit G, ndërsa Xhemaili luajti deri në minutën e 60-të. Për Zvicrën ishte fitorja e dytë e arritur në grup, në të cilin bëjnë pjesë edhe italia, Rumania, Lituania, Kroacia dhe Moldavia.