Xhudo kosovare nuk ngopet, medalje edhe nga Kampionati Botëror

albnews
By
1 Min Read

Xhudo vijon të sjellë medalje për Kosovën.

Pas të medaljes së bronzit në Kampionatin Europian, xhudistja Dardane, Laura Fazliu është larguar me medalje bronzi edhe nga Kampionati Botëror U-21.

Edhe një medalje nga Kampionati Botëror për xhudon! Bravo Laura Fazliu na bane krenar sot,” shkruan trajneri i saj, Driton Kuka.

19 vjeçarja e cila garoi në disiplinën -63 kilogramë dhe i jep shpresa vetes për të qënë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Share This Article