Shkencëtarët kanë përdorur inteligjencën artificiale (AI) për të zbuluar një antibiotik të ri që mund të vrasë një specie vdekjeprurëse të baktereve.
Rezultati ishte një antibiotik i fuqishëm, eksperimental i quajtur abaucin, i cili do të ketë nevojë për teste të mëtejshme përpara se të përdoret.
Studiuesit në Kanada dhe SHBA thonë se AI ka fuqinë për të përshpejtuar masivisht zbulimin e barnave të reja.
Është shembulli më i fundit se si mjetet e inteligjencës artificiale mund të jenë një forcë revolucionare në shkencë dhe mjekësi.
“Antibiotikët vrasin bakteret, megjithatë ka pasur mungesë të barnave të reja për dekada dhe bakteret po bëhen më të vështira për t’u trajtuar, pasi ato zhvillojnë rezistencë ndaj atyre që kemi” thonë studiuesit.
Studiuesit u fokusuan në një nga speciet më problematike të baktereve që janë Acinetobacter baumannii , i cili mund të infektojë plagët dhe të shkaktojë pneumoni dhe është një nga tre bakteret që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar si një kërcënim “kritik”.
Për të gjetur një antibiotik të ri, studiuesit fillimisht duhej të trajnonin AI. Ata morën mijëra ilaçe ku dihej struktura e saktë kimike dhe i testuan manualisht në Acinetobacter baumannii për të parë se cili mund ta ngadalësonte ose ta vriste atë.
Ky informacion u fut në AI në mënyrë që të mund të mësonte veçoritë kimike të barnave që mund të sulmonin bakterin problematik.
AI më pas u lëshua në një listë prej 6,680 përbërësish, efektiviteti i të cilave ishte i panjohur. Rezultatet u publikuan në Nature Chemical Biology dhe treguan se AI iu deshën një orë e gjysmë për të krijuar një listë të ngushtë ilaçesh.
Studiuesit testuan 240 ilaçe në laborator dhe gjetën nëntë antibiotikë të mundshëm. Një prej tyre ishte antibiotiku abaucin citon BBC.