Një vogëlush i shtrirë me kokën në një jastëk në një shpellë në Kenian lindore mendohet të jetë varri më i vjetër njerëzor i zbuluar ndonjëherë në Afrikë.
Eshtrat e fëmijës, i cili ishte midis 2 dhe 3 vjeç, datojnë 78.000 vite para dhe u gjetën të varrosur në grykën e shpellës Panga ya Saidi, sipas hulumtimit të ri të botuar të mërkurën në revistën Nature.
Analiza e sedimentit të shpellës dhe kockave tregoi që varrosja e foshnjës ishte e qëllimshme dhe ndoshta përfshinte komunitetin më të gjerë të fëmijës në ritet e varrimit, thanë autorët e studimit, duke demonstruar se njerëzit në atë kohë ishin të aftë për mendime simbolike dhe sjellje komplekse shoqërore, raporton abcnews.al
Renditja e fragmenteve të kockave të mbijetuara tregoi se fëmija ishte vendosur në anën e djathtë, me këmbët e palosura dhe të tërhequra drejt gjoksit. Studiuesit gjithashtu besojnë se trupi i vogël ishte i mbështjellë fort me një qefin – ndoshta gjethe ose lëkura kafshësh – dhe koka mbështetej nga diçka e bërë nga një material që prishet, ndoshta një jastëk.
“Ky lloj i lëvizjes së kokës zakonisht gjendet në ato varrime ku koka qëndron mbi një jastëk ose mbështetës që prishet – në momentin që ajo pjesë mbështetëse shpërbëhet, prishet, krijon një hapësirë poshtë kokës dhe për shkak të gravitetit koka anohet ”, tha autorja e studimit María Martinón-Torres, drejtoreshë në Qendrën Kombëtare të Kërkimit për Evolucionin Njerëzor (CENIEH) në Burgos, Spanjë.
Rëndësia e zbulimit
Ndërsa varrimet më të vjetra nga Neandertalët, njerëzit arkaikë që u zhdukën rreth 40.000 vite më parë dhe Homosapiens të hershëm janë zbuluar në Europë dhe Lindjen e Mesme që datojnë 120.000 vite më parë, skeleti i fëmijës përfaqëson provën më të hershme të varrimit në Afrikë.
Nuk dihet pse në kontinent janë gjetur më pak varrime. Kjo mund të jetë për shkak të mungesës së punës në terren ose ndryshimeve në praktikat e hershme mortore, të cilat mund të jenë të vështira për t’u zbuluar.
Arkeologët kanë qenë shumë të zënë në Lindjen e Afërt dhe Europë për 150 vite, me gërmime të vazhdueshme. Nëse e njëjta sasi e punës do të ndodhte në Afrikë, ne mund të gjenim varrime gjithnjë e më të vjetra,” tha Michael Petraglia, bashkëautor i studimit dhe profesor në Institutin Max Planck për Shkencën e Historisë Njerëzore.
Disa nga kockat e fëmijës u gjetën për herë të parë gjatë gërmimeve në Panga ya Saidi në 2013, por vetëm në vitin 2017 u zbulua plotësisht skeleti i fëmijës, i cili më vonë u emërua “Mtoto”, që do të thotë “fëmijë” në Suahili, raporton abcnews.al
“Në këtë pikë, ne nuk ishim të sigurt se çfarë kishim gjetur. Kockat ishin shumë delikate për t’u studiuar,” tha bashkëautori i studimit Emmanuel Ndiema i Muzeut Kombëtar të Kenisë.
‘Zonë e diskutueshme’ në arkeologji
Louise Humphrey, një studiuese në origjinën njerëzore në Qendrën për Kërkime të Evolucionit Njerëzor në Muzeun e Historisë në Londër, tha se zbulimi i shenjave të sjelljes simbolike nga varrimet ishte një “zonë e diskutueshme” në arkeologji, por ajo ra dakord që studimi zbuloi se “kujdesi dhe përpjekje ” në varrimin e fëmijës.
“Veprime të tilla përfshijnë vendosjen e kujdesshme të kufomës në varr për të arritur një pozicion ose orientim të dëshiruar të trupit, mbështjelljen ose lidhjen e trupit për arsye të tjera përveç ndihmës për transportin, ose përfshirjen e qëllimshme të sendeve me vlerë në varr”,
Studiuesit arritën në përfundim se trupi i fëmijës nuk përfundoi rastësisht në dyshemenë e shpellës. Gërmimet në shpellë zbuluan se varri ishte gërmuar me sedimente me ngjyra dhe cilësi të ndryshme që mund të kishin qenë vetëm rezultat i “gërmimeve të qëllimshme”.
Karakteristikat mikroskopike të kockave dhe përbërja kimike e tokës që rrethonte kockat, treguan që trupi ishte “i freskët” kur u varros. /AbcNews/