Zjarrfikësit e Tiranës falenderojnë mjekët që përballen me Covid-19

albnews
By
1 Min Read

Zjarrfikësit e Tiranës kanë surprizuar këtë të shtunë mjekët në Spitalin Infektiv në Tiranë që po përballen çdo ditë me armikun CoVid-19.

“Zjarrfikësit e Tiranë falenderojnë dhe nderojnë mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv në QSUT” shkruhet në një njoftim të bërë nga Zjarrfikësit.

Ata kanë shkrua pranë spitalit dhe duke ruajtur distancën e nevojshme me anë të disa pankartave në duar kanë dhënë mesazhet e tyre dhe falenderimet për mjekët.

Ky gjest i mrekullueshëm ka bërë që disa prej mjekëve të preken ku nuk kanë munguar as lotët./TCH/

Share This Article