Sulm me thikë në Brighton / Dy të plagosur, agresori ndalohet nga kalimtarët

Share

Dy persona u plagosën në Brighton pasi një burrë i armatosur me thikë shkaktoi panik në Sillwood Road të shtunën në mbrëmje. Sipas policisë, ai dyshohet se ka kërcënuar kalimtarë dhe ka sulmuar dy persona para se të ndalohej nga ndërhyrja e disa qytetarëve që e rrëzuan në tokë dhe e mbajtën nën kontroll deri sa mbërritën forcat e rendit. Njëri nga të plagosurit u dërgua në spital me lëndime serioze, por jo kërcënuese për jetën, ndërsa për personin tjetër nuk janë dhënë ende detaje të plota për gjendjen.

Policia e Sussex e arrestoi një 33-vjeçar vendas nën dyshimin për sulm të rëndë me qëllim lëndimi dhe sekuestroi një thikë në vendngjarje. Autoritetet kanë rrethuar zonën për hetime dhe kanë shtuar patrullimet në lagje, ndërsa po punojnë për të sqaruar motivet dhe rrethanat e sakta të incidentit.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit