Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, është emëruar në krye të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.Sipas përcaktimeve ligjore për Policinë e Shtetit, Hajnaj duhej të rikthehej në të njëjtin pozicion që mbante më parë. Mosrikthimi i saj nga ish-drejtori i përgjithshëm Ilir Proda e shtyu atë t’i drejtohej Gjykatës Administrative.Vendimi i gjykatës çoi në anulimin e garës për drejtimin e departamenteve në Policinë e Shtetit.Ky zhvillim vjen pas largimit të saj nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Mandati i Hajnajt në krye të BKH-së përfundoi më 31 gusht 2025, ndërsa më pas, në shtator KLP e liroi atë nga detyra.Para se të zgjidhej në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në vitin 2020, Aida Hajnaj mbante postin e Zëvendësdrejtores së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.Ajo ka shërbyer në këtë pozicion të lartë drejtues nga viti 2018 deri në gusht 2020. Përveç kësaj, ajo ka ushtruar edhe detyrën e drejtores në struktura të tjera të Policisë.

