Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerman.Në përfundim të takimit, në një prononcim për mediat, Berisha u shpreh se integrimin e Shqipërisë në BE duhet të jetë i bazuar në meritë.“Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interesin më të mirë të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE, i cili, theksoj edhe njëherë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, sepse vetëm një proces i bazuar në meritë është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë. Është interesi absolut më i mirë i qytetarëve të BE. Një Shqipëri, epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Europës dhe të botës, siç cilësohet në disa raporte të Departamentit të Shtetit, është një rrezik real për paqen, sigurinë në Shqipëri, rajon e me gjerë. Ndaj dhe kushtet, për mendimin tim, se jemi dakord me miqtë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, çka ekzistojnë të gjitha mundësitë, por jo me Edi Ramën. Edi Rama është udhëheqës kryesor i klaneve të drogës në Shqipëri”, tha Berisha.Po ashtu, Berisha iu përgjigj edhe akuzave të mazhorancës, që thonë se PD nuk e do integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas tij, këto bëhen nga lobistë të paguar nga kryeministri Rama.“Ne kemi objektiv kryesor tonin integrimin në BE, pavarësisht përpjekjeve të lobistëve korruptivë të Edi Ramës. Ata përpiqen ta paraqesin sikur kjo parti nuk ka ndërmend integrimin. Por këto mashtrime kanë marrë fund, janë lobime të paguara nga Edi Rama”, deklaroi Berisha.

