Kreu i Partisë Demokratike në Sarandë, Hariz Mema ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare.
Ai është gjetur në fshatin Gjashtë pa ndjenja.
Mema ka ndërruar jetë në spital si pasojë e atakut Kardiak.
Ai ka ushtruar për 8 vite detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike në Sarandë dhe në periudhën 2015-2019 ka qenë pjesë e këshillit bashkiak.