Avionët britanikë ngrihen me urgjencë breshëri dronësh e raketash në Ukrainë, hyjnë në hapësirën rumune

albnews
By
2 Min Read

Të paktën 7 persona mbetën të vrarë si pasojë e sulmeve ajrore që goditën Ukrainën gjatë natës, përfshirë qytetin qendror të Dnipros, ku sipas autoriteteve u shënjestrua një bllok apartamentesh. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për një valë bombardimesh që zgjati të gjithë natën ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja në qytetin e Dnipros.

“Shumica e objektivëve janë infrastrukturë e zakonshme nëpër qytete. Godina banimi, infrastrukturë energjetike dhe sipërmarrje janë dëmtuar”, denoncoi Zelenski.

Gjatë sulmit të rëndë, avionët luftarakë britanikë u ngritën me urgjencë në ajër nga Rumania pasi dronë rusë u zbuluan pranë kufirit, megjithëse Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar hodhi poshtë një raport se kishte rrëzuar disa prej tyre.

Autoritetet rumune deklaruan se po hetonin rënien e një objekti në territorin e tyre, pranë kufirit me Ukrainën.

Në rrezen e raketave e dronëve rusë ishin edhe qyteti verior i Chernihiv, ku autoritetet thanë se 2 persona ishin vrarë, si dhe Odesa dhe Kharkivi.

Autoritetet ukrainase thonë se kanë rrëzuar shumicën e mbi 600 dronëve që u lëshuan drejt vendit, në sulmin më të rëndë të ditëve të fundit.

Ndërkohë, Kievi kreu disa nga sulmet me dronë me rrezen më të gjatë, duke goditur thellë brenda territorit rus.

Në Yekaterinburg, gati 1600 km larg kufirit ukrainas, guvernatori tha se 6 persona ishin plagosur pas goditjes së një ndërtese, ndërsa pranë Chelyabinsk, një zyrtar lokal raportoi se ishin interceptuar dronë që po shënjestronin një kompleks industrial.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, ishin rrëzuar 127 dronë në më shumë se 10 rajone.

Share This Article