Maqedoni, 5 të vdekur dhe 358 raste të reja me Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 2.275 teste të kryera janë regjistruar 358 raste të reja me koronavirus, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 341 pacientë, ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur pesë pacientë.

Që nga fillimi i epidemisë në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 97.459 raste, prej të cilëve 88.301 janë shëruar, ndërsa 3.003 kanë ndërruar jetë dhe 6.152 janë raste aktive./AlsatM/

Share This Article