Prince William aspak i lumtur nga deklarata e Harry-t dhe Meghan

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një prej lajmeve më të diskutuara mbretërore javën e kaluar ka qenë fakti që Mbretëresha Elizabeth u hoqi patronazhet e tyre Dukeshës Meghan Markle dhe Princit Harry, pasi ata konfirmuan se nuk do të kthehen si anëtarë të familjes mbretërore. Çifti i njohur reagoi menjëherë pas kësaj deklarate.

Me sa duket, Princi William nuk është aspak i lumtur nga deklarata e Meghan dhe Harry-t mbi këtë çështje.

Në deklaratën e pallatit shkruhej, pjesërisht:

“Pas bisedave me Dukën, Mbretëresha ka shkruar dhe konfirmuar se duke u larguar nga puna e Familjes Mbretërore nuk është e mundur të vazhdosh me përgjegjësitë dhe detyrat që vijnë me një jetë të shërbimit publik.”

Ndërkohë, Meghan dhe Harry thanë në deklaratën e tyre:

“Ne të gjithë mund të jetojmë një jetë në shërbim. Shërbimi është universal”.

Sipas The Sunday Times, William është me të vërtetë i inatosur dhe i tronditur nga vëllai i tij për përgjigjen që i dha deklaratës së Mbretëreshës. Ndërsa një burim ka thënë se ai është “shumë i mërzitur nga ajo që ka ndodhur” dhe mendon se veprimet e Sussexes janë fyese dhe mosrespektuese. Një burim tjetër shtoi se ata “nuk duhet t’i përgjigjeshin mbretëreshës – thjesht nuk duhej bërë”.

Share This Article