Britania e Madhe deklaroi sot se ekonomia e saj e brendshme është dëmtuar nga ndalimet e importit të BE për disa prej prodhimeve të detit, vetëm disa javë pasi u finalizua dalja e saj nga blloku.
“Nuk ka asnjë justifikim shkencor ose teknik për Komisionin Europian për të ndaluar importimin e molusqeve të gjalla”, deklaroi zëdhënësi britanik i Departamentit të Mjedisit, Ushqimit dhe Rural (DEFRA).
“Kjo tashmë po ndikon në biznes dhe po dëmton tregjet e të dy palëve”, theksoi ai.
BE ndalon importimin e disa lloj butakëve.
Arsyeja është se standardet dhe monitorimi i ushqimit në Britaninë e Madhe mund të ketë ndryshuar pas largimit nga BE dhe se këto ushqime deti janë veçanërisht të ndjeshme nga këndvështrimi shëndetësor.