Serbia ngre edhe një padi ndaj Ragmi Mustafës për vendosje të flamurit shqiptar në Preshevë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, ka njoftuar se ndaj tij është ngritur akuzë në Preshevë për shkak të ngritjes së flamurit shqiptar në selinë e këtij Këshilli.

Mustafa ka thënë se kjo padi është ngritur ndaj tij pasi ishte ankuar në Gjykatën e Apelit ndaj aktvendimit të Gjykatës së Lartë për padinë ndaj ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin për përdorimin e gjuhës nënçmuese.

“Shihet qartë se po rriten çdo ditë e më shumë presionet politike dhe ligjore të pushtetit në Beograd ndaj shqiptarëve në Serbi, e në Luginë të Preshevës”, ka shkruar ai në Facebook.

Mustafa, i cili merret me të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, ka ftuar Bashkimin Evropian, SHBA-në dhe Organizatën për Siguri e Bashkëpunim Evropian që “të mos i mbyllin sytë ndaj pushtetit autorial dhe anti-minoritar në Beograd”.

“Uroj që Prishtina dhe Tirana zyrtare të jenë më dinamike në sensibilizimin e qarqeve diplomatike ndërkombëtare ndaj presioneve dhe diskriminimit të shqiptarëve në Serbi. Duke mos u zbrapsur politikisht, Këshilli Kombëtar Shqiptar do ta vazhdojë betejën ligjore, deri në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg”, thuhet në statusin e tij.

Mustafa ishte paditur edhe më parë për “shkelje të përdorimit të stemës, flamurit dhe himnit të Serbisë”, pasi kishte vendosur flamurin kombëtar shqiptar në selinë e Këshillit.

Share This Article